Inter dhe Napoli në luftë për të transferuar talentin italian, ja çmimi!

Inter dëshiron të transferojë mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Futbollisti 21-vjeçar në tetor debutoi në kombëtaren italiane dhe tashmë është ndër futbollistët më të kërkuar në merkato.

Napoli e ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e Barelës, teksa ka ofruar 20 milionë, plus futbollistët Ounas e Rog.

Në garë për talentin italian janë dhe zikaltërit e Interit, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer nga belgu Naingolan. 

Pengesa e vetme për Interin është çmimi i lartë që kërkon Cagliari, plot 50 milionë euro.