Milani në tratativa me ish-sulmuesin e Atletico Madridit

Milani dështoi të afronte në merkato sulmuesin Lusi Muriel, i cili preferoi një transferim të kundërshtarët e Fiorentinës.

Mirëpo, ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso kërkon me doemos që të sjellë një sulmues në “San Siro”.

Sipas mediave të huaja, Milani ka hyrë në tratativa me ish-sulmuesin e Atletico Madridit, Yannick Carrasco.

Lojtari belg aktualisht luan në Kinë ku aktivizohet te ekipi i Dalian Yifang.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2021, por sulmuesit belg i mungon shumë Europa dhe futbolli aty, ndaj po mendon seriozisht një rikthim, aty ku Milani po e pret.