Aksident i rëndë rrugor, humb jetën një person, emri …

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Roskovec. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kuman.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se një automjet ka aksidentuar një kalimtar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Baki Shahu, 58 vjeç.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.