Kampioni i Europës/ Briken Calja akuza shtetit: Shpërblimet po i marrim me këste

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, është pjesë e panelit të "Fair Play nga Enkeleida Zeko", në emisionin kushtuar sportistëve më të mirë të vitit 2018.

Gjatë vitit që lamë pas, 28-vjeçari fitoi 3 medalje ari në Europianin e peshëngritjes dhe për këtë fakt, shpërblimi nga qeveria nuk duhej të mungonte.

Megjithatë, vetë peshëngritësi ka ironizuar qeverinë, duke zbuluar se ka marrë vetëm një këst nga ai shpërblim.

"Unë e di se i kërkojmë ne kredi shtetit dhe jo shteti mua, sepse shpërblimet unë po i marr me këste. Një këst kam marr këtë vit”, tha Calja.