Modelja më e paguar nuk do t’ia dijë për temperaturat jashtë, del me bikini në borë

Fundi i dhjetorit në Aspen, Colorado mund të mos jetë vendi më ideal për të bërë foto me bikini, por si duket nuk ka asgjë të pamundur për Kendall Jenner.

Modelja 22-vjeçare ndahu me ndjekësit e saj në Instagram, që kur të sheh të fut të dridhurat, të shtunën mbrëma ndërkohë që veshur mbante vetëm një palë bikini rozë, një palë çizme, një kapele të madhe dimri dhe një pije të ngrohtë në dorë.

“Dreq është ftohtë”, shkruanteajo bashkëngjitur me fotot. Ndërkohë më herët në “story-t” e postuara, po në Instagram, ajo tregonte që temperaturat në Aspen ishin -2 gradë celsius.

Jenner është parë më herët gjatë të shtunës në zonën e skive, Buttermilk, bashkë me motrat e saj, Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian.

Atyre më pas ju bashkuan edhe ishi i Kourtney-t, Scott Disick dhe e dashura e tij e re, Sofia Richie.