Aksident i rëndë në Shkodër, 1 person në gjendje të rëndë!

Një aksident i rënd ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethinaj të Shkodër.

Një person i cili ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë jashtë rruge.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që një tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Dy të aksidentuarit janë burrë dhe grua, ata janë Çesk Ndue Marashi dhe Age Pjetër Marashi.