Kim Jong-un i kërkon Seulit të takohen më shumë në 2019-ën

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është zotuar se do të takojë shpesh presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in vitin tjetër për të diskutuar për çmilitarizimin.

Në një letër të rrallë drejtuar Seulit, z. Kim shprehet se ai donte të vendoste paqen midis vendeve dhe të zgjidhte çështjen e çmilitarizimit  të gadishullit”, tha një zëdhënës i z. Moon.

Z. Kim gjithashtu shkruante se ndiente shumë keqardhje që nuk mundi ta vizitonte Seulin në 2018-ën. Ai premtoi të bëjë një udhëtim pasi z. Moon vizitoi Phenianin në shtator.

Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Koresë së Veriut, z. Moon bëri një fjalim në Lojërat Olimpike, ku tha se dy vendet duhet të bëheshin një, përsëri.

Megjithase të dy vendet mbeten teknikisht në luftë, marrëdhëniet janë përmirësuar ndjeshëm në vitin 2018 falë një numri veprimesh pajtuese nga ana e z. Kim.

Zëdhënësi i z.Moon nuk tregoi si u dërgua letra, por e përshkroi atë si të ngrohtë dhe se z. Kim shkruante për vendosmërinë e tij të madhe për të vizituar seulin duke parë situatën në vijim:.

Kim Jong-un u takua në 2018 edhe me Presidentin amerikan Donald Trump/SYRI.NET