Kryeministër, merreni vesh se populli nuk i duron më pallavrat tuaja!

Një i ri student ka tërhequr vëmendjen në protestën që po mbajnë emigrantët sot përpara Kryeministrisë. “Studentët i hapën sytë të gjithë shqiptarëve, - tha djaloshi. -  Këtu tani ka dhe minatorë, edhe artistë, edhe të Bregut të Lumit, edhe të Teatrit, të gjithë shqiptarët që iu janë shkelur të drejtat nga ky sistem. Kryeministër merreni vesh se populli nuk duron më gënjeshtrat tuaja, pallavrat tuaja.

Ne jemi të pasur, nuk jemi të varfër, por këta kriminelë na kanë vjedhur këto 28 vite dhe ne jemi akoma në këmbë e kemi mbijetuar. Mos kujtoni se Shqipëria është e juaja, por është e artistëve, e studentëve, e minatorëve...ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.