Zhupa: Pasi doli mashtrues për Lanën, tani Veliaj kërkon të padisë Bashën pse nuk jeton tek shtëpia e tjetrit

Partia Demokratike, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Ve;liaj, se do të padisë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, pse ky ka denoncuar skandalet ku Veliaj është i përfshirë.

Ka qenë Zëdhënësja e PD, Zhupa e cila me ironi shkruan se Veliaj pasi doli mashtrues për Lanën, tani kërkon të padisë Bashën pse jeton tek shtëpia e tij dhe jo e tjetrit.

‘Veliaj mashtruesi beri sikur e kallzoj Bashen per lumin Lana, por e mori lumi kur i dolen deklaratat dhe dokumentat zyrtare.

Tani thote qe do e kallzoj Bashen pse jeton te shtepia e tij dhe nuk jeton tek shtepia e tjetrit qe i nxorri Erjoni dhe ERTV2’, thekson Zhupa.