Kur ministri i Ramës premtonte se 'do vidhte me lezet'

Në kabinetin ‘Rama 3’ veç emrave të panjohur të ministrave të rinj, ka edhe nga ata që njihen, sidomos për gafat e tyre.

Një prej tyre është Eduard Shalsi.  

Rama e emëroi Shalsin në vend të Sonila Qatos, si ministër i Sipërmarrjes.

Është pikërisht ky Shalsi që disa vite më parë kur ishte në opozitë premtonte se ‘nuk do të vidhte si ata që ishin në qeveri, por me më lezet’.