Shefi dhe zëvendësi/ Ja qeveria ‘Rama 3’

Në tentativë për të shpëtuar veten, sot Edi Rama ka shkrirë gjysmën e qeverisë së tij duke emëruar njerëz anonimë dhe pa asnjë kontribut të mirëfilltë, sot Edi Rama ka vendosur për herë të parë ti japë shansin Erion Braçes.

Këtë herë ka vendosur ta bëjë zëvendësin e tij.

Braçe është emëruar zv/kryeministër, me një fjalë zëvendësi i Ramës që do të ketë nën urdhra të gjithë ministrat.

Të gjitha ndryshimet e bëra nga Rama sot:

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Caka

Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj

Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku, drejtoresha aktuale e Albcontrollit

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Cuci.

Mirela Kumbaro të zëvendësohet nga Elva Margariti

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi

Elisa Spiropali ministre për marrëdhënien me parlamentin 

Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë