", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Fansja e saj ndërron jetë nga kanceri, Rihanna i bën dedikimin e ndjerë

Bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Monia, e cila vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Prej kohësh këngëtarja e kishte bërë publike historinë e saj të dhimbshme dhe u mundua që kohët e fundit t’i plotësonte dëshirat e saj më të mëdha.

Por me sa duket Monia nuk ja ka dalë të mposhtë sëmundjen dhe ka ndërruar jetë këtë Krishtlindje.

Lajmi ka tronditur Rihannën, e cila nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ e kujton atë me dashuri.

”Këtë Krishtlindje humbëm një shpirt kaq të bukur, që na jepte forcë të gjithëve ne. Që kur u bëmë shoqe, ajo pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në spital ose te zyra e doktorit. Kjo foto është shkrepur disa muaj më parë, ajo më pa në sy dhe më tha: ”Riri sëmundja është kthyer sërish”. Nuk do ta harroj kurrë frikën në sytë e saj”,- shkruan këngëtarja krahas fotos.

View this post on Instagram

miss you already sis @moniasto ???????? #NavyAngels

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on