Cunami kërcënon në zhdukjen e rinocerontëve

Rinocerontët Javan dikur jetonin mes xhunglave të Azisë Juglindore dhe Indisë, por sot janë vetëm 67 që ekzistojnë ende dhe janë rrezik zhdukjeje. Ata të gjithë jetojnë në një vend të vetëm, Parku Kombëtar Ujung Kulon vetëm pak kilometra larg nga hija e vullkanit të paqëndrueshëm Anak Krakatau.

Kur Anak Krakatau shkaktoi një cunami përgjatë ngushticës Sunda, efektet e saj u ndien në Parkun Kombëtar Ujung Kulon (TNUK) në Banten.

Dy zyrtarë të parkut vdiqën dhe ndërtesat e shumta të TNUK sëbashku me anijet u shkatërruan.

Rinocerontët Javan zakonisht jetojnë përgjatë bregut jugor të parkut. Këtë herë, cunami goditi bregun verior.