FOTO/ Shpërthimi i makinës në Korçë, ja pse ndodhi dhe kush janë 4 të plagosurit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Si pasojë e shpërthimit të një makine tip “Benz” pranë një karburanti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se ishte drejtuesja e mjetit me iniciale V. D., që ndezi një cigare teksa makina ishte e parkuar pranë një pike karburanti.

Policia thotë se nga shpërthimi flakëve kanë marrë lëndime D. M., punonjës i karburantit, drejtuesja e mjetit  dhe shoqëruesit e saj, një vajzë me iniciale J. O., dhe një person me iniciale F. D., që ndodheshin brenda në mjet. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

“Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e cigares nga drejtuesja e mjetit”, raporton policia.