E kërkon e gjithë Europa, talenti holandez zgjedh Barcelonën

Mesfushori i talentuar i Ajaxit, Frenkie De Jong, ka arritur marrëveshje dhe ka pranuar kalimin te Barcelona.

Holandezi ka përfunduar me sukses negociatat me klubin katalanas për t’u transferuar në “Camp Nou” gjatë verës që vjen.

Për De Jongun të interesuar ishin edhe klubet si Manchester City, Bayern Munchen e Paris Saint-Germaini, mirëpo lojtari preferon Barcelonën.