Policia nuk i dha leje për protestë, Genc Sejko: Ne nuk kërkuam leje por...

Nësër para kryeministrisë në orën 17:00 do të mbahet protesta e diasporës edhe pse policia nuk ka dhënë leje.

Njëri nga organizatorët e kësaj protestë Genc Sejko, është shprehur në studion e Syri.net përballë gazetarit Alen Xhelili që ata janë befasuar disi nga përgjigja, por nuk janë shokuar pasi e prisnin që mund të ndodhëte.

Xhelili: Të kishte shkuar në mendje që policia mos të jepte leje?

Sejko:

Jo, domethënë ka rëndësi shumë për ne pasi nuk kërkuam leje por i njoftuam, ishim të pregatitur por nuk e prisnim, nuk e di nëse ka sens kjo që po them.

Nuk prisnim që të na refuzonin, por nuk na shokoi.

Policia me këtë na ka dhënë një arsye më shumë për të protestuar.

Nesër në orë 17:00 ne do të protestojmë pasi ushtrojmë një të drejtë qytetare të bazuar në kushtetutë.

Çdo jurist që në kemi takuar na ka thënë që kjo është komplet në shkelje të ligjit.

Përgjigjia e policisë është komplet kundër kushtetutës.

/Ariglon Pali/Syri.net/