FOTO/ Detaje të reja, ja kush ishte tifozi që vdiq gjatë përleshjeve në Inter-Napoli

Një sherr masiv mes huliganëve përpara ndeshjes Inter-Napoli, rezultoi fatal për 35-vjeçarin Daniele Belardineli.

Italiani është përplasur nga një minibus i tifozëve napolitanë dhe nuk ka arritur të shpëtojë.

Mediat italiane raportojnë se Belardineli ishte pjesë e tifogrupit ekstremist të Vareses dhe ishte përjashtuar nga stadiumet italiane për 5 vjet si pasojë e trazirave të ndryshme.