Ronaldo kundër racizmit në futboll, ja çfarë thotë për rastin Koulibaly

Cristiano Ronaldo është kundër racizmit në futboll.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në një duel me mbrojtësin e Napolit, Koulibaly.

“Në botë dhe në futboll duhet të jesh gjithmonë i edukuar dhe të tregosh respekt. Jo racizmit dhe çdo lloj ofendimi dhe diskriminimi!!!”

Kujtojmë që Koulibaly ishte pjesë e koreve raciste të tifozëve në ndeshjen Inter-Napoli që përfundoi 1-0 në favor të zikaltërve.