FOTO REPORTAZH/ Protesta me meme e pankarta e studentëve

Prej ditësh me rradhë studentët edhe pse me pushime, po vijojnë të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët këto ditë kanë gjetur mënyra të veçanta dhe kreative për të protestuar, duke i bërë “surpriza” kryeministrit Rama që të reflektojë për kërkesat e tyre.

Për ditën e sotme ata kanë menduar një mënyre të veçante protestën me anë të artit, pankartave dhe memeve. Protesta nga studentet është menduar si një ekspozite me memet më të pikasura të protestes, qe të nxjerrin dhe thelbin dhe nostalgjine siç janë shprehur studentët të ditëve të para të protestes.