VIDEO/ Studentët i flasin Ramës me gjuhen e artit, ekspozitë me meme dhe pankarta

Edhe pse studentët e kanë pezulluar përkohësisht protestën, disa prej tyre vazhdojnë të dalin para kryeministrisë.

Sot ata kanë zgjedhur një formë tjetër proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Edhe pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili mori disa vendime për plotësimin e kërkesave të tyre ato u shprehen se protesta do të vijojë dhe në janar do të këtë sërish protesta masive.

Studentët këto ditë kanë gjetur mënyra të veçanta dhe kreative për të protestuar, duke i bërë “surpriza” kryeministrit Rama që të reflektojë për kërkesat e tyre.

Për ditën e sotme ata kanë menduar një mënyre të veçante protestën me anë të artit, pankartave dhe memeve.Protesta nga studentet është menduar si një ekspozite me memet më të pikasura të protestes, qe të nxjerrin dhe thelbin dhe nostalgjine siç janë shprehur studentët të ditëve të para të protestes , ku memet kanë qenë ato që kanë pikasur.

Ekspozita me meme e studentëve është parashikuar të rrije e hapur deri në oren 16:00

Gjithashtu ato i bënë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kauzës së tyre.