'Shehi dha dorëheqjen', Takaj rrëfen prapaskenën me trajnerin e Skënderbeut

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka sqaruar gjithë problemet që po kalon Skënderbeu.

Në intervistën të dhënë për “Panorama Sport”, Takaj pranon se ish-portieri i paraqiti atij dorëheqjen, por që nuk u pranua nga numri 1 i korçarëve.

“Normalisht, erdhi dhe paraqiti dorëheqjen. Nuk ishte çështja se Shehi nuk e përballonte dot këtë situatë, por ai mendoi se që të ecte puna, duhej bërë një ndryshim që gjërat të merrnin një tjetër rrjedhë. Edhe Orgesi është i ri në trajning dhe më tha se nëse ishte ai pengesa e kësaj pune, pasi rezultatet nuk po vinin, atëherë më mirë të bëhej një ndryshim dhe të merrte përsipër këtë situatë. Ai mendoi se një trajner tjetër mund të ndryshojë gjendjen, por unë kurrsesi nuk e pranova këtë, sepse kjo krizë iu ndodh edhe ekipeve më të mëdha se ne. Shikoni çfarë po ndodh te Reali i Madridit apo Bajerni i Mynihut, janë shumë ekipe që kanë kaluar kriza të tilla. Nuk i shpikëm ne këto kriza në futboll, por varet në çfarë momenti të kap. Pastaj, edhe Kukësi në fillim të sezonit ishte shumë pikë mbrapa, ndërsa tani e sheh veten afër kreut.”