Solskjaer tregon çfarë ka ndryshuar pas largimit të Mourinhos

Manchester United ka marrë edhe fitoren e dytë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, duke e mundur 3:1 Huddersfieldin në ‘Old Trafford’.

Paul Pogba me dy gola dhe Nemanja Matic me një gol, ishin autorët e golave në këtë fitore të Manchester United.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë fjalët më të mira për Pogba, për të cilin thotë se tani është i lumtur.

Pogba ka përjetuar periudhë të vështirë nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke qenë larg formës që jemi mësuar ta shohim te Juventus.

‘Paul e di që mund të shënojë më shumë gola dhe të krijojë më shumë raste. Ai ka pasur disa asistimet javën e kaluar. Ai është i lumtur tani’, ka deklaruar Solskajer.