Mbeti i plagosur ne atentat, zbulohet e kaluara e erret e te riut

I riu iu që mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Laprakë, ndërsa e dashura e tij ndërroi jetë, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Erion Bengo është person me precedent penal, pasi 2 vite më parë ishte arrestuar për shantazh. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 23-vjeçari më 22 qershor të 2016 është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë me anë të një video intime.

Sipas policisë, në atë kohë, i riu bashkë me një bashkëpunëtor të tij, u akuzuan se i kërkonin 2000 euro vajzës me inicialet K.L., në mënyrë që mos ta publikonin videon intime.