Politikani i njohur, kreu i LDE, Arian Galdini, ka komentuar në studion e Syri.net situatën aktuale politike.

Ai theksoi se Rama nuk e meriton një shans të dytë, pasi për shkak të keqqeverisjes së tij vendi sot ëhstë katandisur si mos më keq.

‘Unë mendoj se fotografia e Shqipërisë është rraskapitëse. Shqiptarët e dinë që ky vend nuk prodhon më aspiratë, qeveria nuk prodhon aspiratë, policët që mbrojnë rendin, ata duan të ikin. Marrëdhënia e tyre me uniformën është një marrëdhënie part time. Rinia po ashtu është pa aspiratë. Unë jam kundër shanseve të dyta. Ajo që ky thotë se do të marrë lidershpin e protestës studentore, ka dëshirë të marrë kontrollin e Universiteteve Shtetërore. Ne nuk mund të tolerojmë që Rama të përdori studentët. Rama ka pushtuar mediat, parlamenti tani po përpiqet të kapë dhe studentët. Kjo nuk tolerohet më. Kjo lloj qeverisje nuk meriton shans të dytë. Rama në koncept është skandali i bërë kryeministër, sepse ai erdhi dhe vetëmburret se dola lakuriq prandaj u bëra kryeministër’, tha Galdini.