Evi Reçi flet për lidhjen e me MC Kreshën, këngëtarja reagon e irrituar

Është përfolur gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në media se këngëtarja Evi Reçi është në lidhje me reperin MC Kresha.

Sipas raportimeve në disa prej mediave, thuhej se ata ishin prej dy vitesh në lidhje, me shkëputje të shpeshta nga njëri-tjetrit.

MC Kresha

Mirëpo një lajm i tillë rezulton të jetë komplet i pavërtetë dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja.

“Është absurde nga ajo çfarë aludohet në shtyp. Normalisht që nuk jam në lidhje, është komplet sajesë. Ne jemi vetëm kolegë, miq, e respektojmë njëri-tjetrin dhe kaq”, ka thënë Evi Reçi.

Evi Reçi

Ndërkohë ajo ka pohuar se statusi i saj vazhdon të jetë beqare.

“Respekt maksimal për Kreshën, por me të vërtet që unë vazhdoj të qëndroj beqare”, ka pohuar këngëtarja Reçi.

Evi këtë vit vendosi të rikthehet përfundimisht në Tiranë, pas një periudhe disavjeçare në Itali – vend në të cilin edhe u shkollua.

Ajo vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të shumta muzikore, gjithashtu edhe në gazetari.