Basha: Do të jemi në krahë të qendrës qytetare, sot askush nuk i beson mashtrimet e qeverisë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së Re. Ai tha se opozita do të mbështesë qëndresën qytetare kundër kësaj bande hajdutësh.

Sipas tij falë qëndresës qytetare dhe asaj të studentëve,. Askush nuk është duke rënë më pre e propaganda

‘Përsëri edhe njëherë vendosmërinë time dhe të gjithë opozitës për tu qëndruar në krahë qytetarëve në kauzën e tyre. Ssot është kauza e të gjithë shqiptarëve të cilët nuk pranojnë vjedhjen dhe poshtërimin. Ftoj mediat të bëjë detyrën e saj, dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare. Studentët me qëndresën e tyre kanë treguar një të vërtetë të madhe, qëkur studentët i thyen hundët qeverisë, nuk ka më njeri të hajë çorbën e propagandës’, tha Basha.