Baseli nuk është më i frikshëm për faj të Taulant Xhakës

Mediat zvicerane kanë nisur që të bëjnë bilancin e gjysmës së parë të sezonit dhe në një prej tyre, një prej pesë lojtarëve të humbur, është edhe Taulant Xhaka.

“Baseli nuk është më skuadra e frikshme në mesfushë dhe ajo e pamposhtura. Një prej arsyeve është edhe vetë rënia e Taulant Xhakës. Lideri i dikurshëm që udhëhiqte skuadrën në fushë dhe jashtë saj, sidomos në momente të vështira, nuk është shfaqur.

Në fillim zgjedhje teknike, më pas dëmtime apo edhe rikthim në mbrojtje që nuk është pozicioni i tij, ka bërë që Xhaka i dikurshëm të mos shfaqet.

Për sa kohë mesfushori grintoz nuk ka shfaqur sa duhet cilësitë dhe agresivitetin e tij ndaj kundërshtarëve, atëherë edhe skuadra do të vuajë jo pak”, ka shkruar ndër të tjera “Sport.ch” në analizën për pesë futbollistët që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.