Tri gjyqtare shqiptare certifikohen nga FIFA

Fatjona Borova, Erinda Kume dhe Emanuela Rusta, janë zyrtarisht treshja e parë e gjyqtareve femra nga Shqipëria me stemën e FIFA-s.

Duke nisur prej sezonit 2018-2019, gjyqtaret shqiptare do të përfshihen në listën e FIFA-s për të drejtuar ndeshjet në kompeticionet e ndryshme europiane e botërore.

Ato do të drejtojnë fillimisht ndeshjet eliminatore në futbollin e grave, si dhe ndeshjet e nivelit para eliminator në Kupat e Europës.