Zhgënjen Milan, ky rezultat me Frosinonen nuk pritej

Milan ka zhgënjyer sërish sot në javën e parafundit të fazës së parë të kampionatit Italian.

Kuqezinjtë janë ndalur në një barazim pa gola duke ofruar një futboll mediokër.

Frosinone ishte më e rrezikshme në sulmet e saj dhe u desh një super Donaruma që të parandalojë turpërimin.

Ekip vendas arriti edhe të shënojë në minutën e 37 nga Ciano, por goli u anullua nga VAR.

Me këtë barazim Milan komplikon ecurinë e tij për një kualifikim në zonën Champions.