Aksident i rëndë, përmbyset autovetura plagosen dy femra

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Xerxe të Komunës së Rahovecit, në Kosovë.

Një automjet është përmbysur në rrugë.

Një dëshmitar ka treguar se veturën po e voziste një femër ku ishte bashkë me një pasagjere në momentin e aksidentit. Për pasojë nga aksidenti, njëra është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për në QKUK për të marrë shërbim emergjent, ndërsa tjetra është dërguar në Spitalin e Gjakovës.