Spaho, Ballës: I dashur Sokol, do ishte më mirë për ty që të anëtarësohesh zyrtarisht në Rilindje

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur gazetarit Sokolo Balla, i cili në analizën e tij thoshte se qeveria e sotme është më e mirë se çdo kabinet i mundshëm i opozitës.

Në reagimin e tij Spaho shkruan se privilegjet që Balla ka përfituar nga miqësia me Ramën ia kanë zbehur genin e objektivitetit profesional, ndërsa fton Ballën që të bëhet zyrtarisht anëtar i Rilindjes.

Ja postimi i Spahos:

I dashur mik Sokol. Do ishte me mire per ty qe te antaresohesh edhe zyrtarisht ne Rilindje. Nuk eshte turp qe te jesh anetar i PS, kete nuk mund ta them per Rilindjen. Eshte realitet qe qeveria e sotme eshte edhe me e keqe se ajo para 2017. C'lind nga macja do gjuaj minj. Cdel nga Rilindja zor se do heqe dore nga hajduteria dhe bashkepunimi me krimin dhe oligarket. Atje ku gabon ti Sokol, dhe kete e ben me qellim, eshte konkluzioni qe kjo qeveri qenka me e mire se cdo kabinet i mundshem i opozites. Kete e thua qe te bindesh naivet qe Rama eshte e keqe e domosdoshme. Cilet nga opozita te duken ty Sokol se jane hajdute apo te lidhur me kriminelet? Perse perfaqesuesit e opozites te duken me te zinj se Rama, Damiani, Arbeni, Vangjushi, Qazimi e plot e plot te tjere. Privilegjet qe te jep miqesia me Ramen te kane rrezuar edhe genin e fundit te objektivitetit profesional. Prandaj Sokol te them antaresohu ne Rilindje.