Ronaldo e ftoi në Serie A, gazetari i njohur zbulon të ardhmen e Messit

Cristiano Ronaldo javë më parë e ka ftuar Leo Messin që të transferohet në Serie A.

Por ditën e sotme gazetari i njohur anglez, Jimmy Burns, ka bërë me dije se argjentinasi nuk do të largohet nga Barcelona.

“Në futboll mund të ndodh gjithçka. Shumë lojtarë mund të ndërrojnë skuadër, por jo edhe të flasin për besnikëri, kur është në pyetje paratë”, ka thënë gazetari sportiv.

“Nuk mendoj se Leo Messi do të largohet nga Barcelona, duke ditur sukseset që ka marr në vitet e fundit, ndërsa pak ditë më parë fitoi Këpucën e Artë”, ka shtuar më tej Burns.