FOTO/ Zbulohet lidhja jashtëmartesore e Mourinhos me bukuroshen 14 vjet më të re

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho përflitet të jetë përfshirë në një lidhje dashurie jashtëmartesore më një vajzë bionde.

Sipas “The Sun”, 55-vjeçari Mourinho ka nisur të dalë me bukuroshen Prue Carter-Robinson 14 vite më të re se ai.

Në media kanë nisur madje të qarkullojnë foto të trajnerit me partneren e tij sekrete duke shijuar udhëtime dhe vende luksoze nëpër botë.

Tabloidi britanik “The Sun” pretendon se portugezi ka qenë gjithmonë në kontakt me Prue edhe ndërsa qëndronte në drejtimin e skuadrës së Manchester United.

Ai ka bërë gjithçka që historia e jashtëmartesore të mos dalë në dritë por duhet se mediat nuk janë ndalur.

Jose Mourinho është i martuar prej 29 vjetësh me të dashurën e tij të rinisë, Matilde Faria, dhe çifti kanë 2 fëmijë së bashku.