VIDEO/ Agim Bahtiri nuk dorëzohet, e do qytetin të bashkuar!

Edhe më tej mbetet qytet i ndarë tash e dy dekada. Asesi nuk po mundet “asnjëri” të bëjë bashkimin i tij edhe përkundër premtimeve tash njëzet vjet nga zyrtarët e vendit tonë.

Është fjala për Mitrovicën, kur ura ndanë pjesën jugore e populluar nga shqiptarë dhe atë të veriut të banuar nga serbët.

Kalimi nga jugu në veri është jo i lehtë. Herë herë policët serbë të Kosovës i kthejnë qytetarët pas nga jugu, duke mos lejuar të shkojnë në veri.

Kohëve të fundit  Kuvendi Komunal i Mitrovicës dhe kryetari i komunës, kanë bërë dy iniciativa për bashkimin e qytetit, por nuk dihet se a do të ndodh.

Për bashkimin e Mitrovicës flet për “SyriKosova”, kryetari Agim Bahtir, ku thotë se nëse qytetarët e Mitrovicës ma japin besimin që ti drejtohem Kuvendit të Kosovës me peticionin që kemi filluar, sigurisht do t’ia dalim.

 “Nuk ka deputet me gjak shqiptari që nuk e voton kundër bashkimit i cili duhet të ndodh. Shteti i Kosovës, duhet të funksionoi si tërësi dhe ta ushtroi sovrnaitetin e saj në gjithë vendin”, tha Bahtiri.

Kryetari shton, se diskriminimet që kanë ndodhur nga serbët e veriut për të mos u kthyer shqiptarët në pronat e veta, atëherë neve nuk na mbetet tjetër vetëm ta shpallim Mitrovicën të bashkuar.   

“Siç dihet Mitrovica, është e ndarë tash njëzetë vjet dhe megjithë përpjekjet e mia nga viti 2013, që ta bashkoj qytetin, në mënyrë që të jetë i të gjithëve, nuk mundem ta bëjmë”, tha Bahtiri.

Për “SyriKosova”, kryetari i Mitrovicës, tha se  mos bashkimi ka ndodhur për arysye se pjesa e veriut dhe kryetari atje, e ka kokën në Beograd e trupin në Mitrovicë. Përpjekjet e tyre ishin që nga veriu të largojnë të gjithë shqiptarët e ta shëndrrojnë veriun në një qytet të pastër etnik serb.

“Në pamundësi që të ndërhyjë, sepse nuk është në kompetencën time e duke diskriminuar atje shqiptarët ku mbi 15 mijë banorë janë larguar nga veriu dhe duke blerë serbët pronat e shqiptarëve, kam nisur të veproj”, tha Agim Bahtiri.

Ai tregoi se për shkak të kësaj e ka parë të udhës të ndërmarr veprime për bashkimin e qytetit, sepse në Kosovë duhet të funksionojnë si duhet  rendi e ligji dhe asnjëherë të mos të diskriminohet askush pavarësisht i cilit komunitet është.

Kreu i Mitrovicës, tregon se muajin e kalur kanë marr një vendim në Kuvendin Komunal, për të bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës, për të nisë procedurën e ndryshimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës  dhe Mitrovica të ketë një status të përbashkët sikur ka qenë. Mirëpo Ministria e Pushtetit Lokal, këtë kërkesë e hodhi poshtë si jo ligjore, vetëm e vetëm se ministri ishte serbë.

“Në pamundësi që të vazhdojmë procesin  në Qeverinë e Kosovës, ne në mënyrë demokratike  në bazë të statusit dhe ligjeve në fuqi, kemi filluar  me një peticion që do të mbledhim dhjetra e mijëra nënshkrime në Mitrovicë  për ti dërguar Kuvendit të Kosovës, për të ndryshuar ligjin dhe për të marr statusin e Mitrovicës si një qytet i vetëm e bashkuar”, tha për “SyriKosova”.