OSHEE ‘dhuratë’ Lezhës për Krishtlindje errësirën, 20 fshatra pa energji elektrike

OSHEE ka zgjedhur si “dhuratë” Lezhës për Krishtlindje, errësirën.

Mbi 20 fshatra në Lezhë do të kalojnë Krishtlindjet në errësirë të plotë.

Mësohet se në këto fshatra energjia elektrike mungon prej orësh dhe situata paraqitet e rëndë.

Mungesa e energjisë elektrike është kthyer në problem shqetësues në këto zona, kryesisht gjatë stinës së dimrit.