FOTO/ Që të ndiheni të lumtur në punë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëni

Të gjithë ne biem dakord në një pikë: sado ta duam shumë punën që bëjmë, ka momente apo ditë që gjithçka na vjen në majë të hundës! Dhe kjo është shpesh një nga ato situatat tipike pa krye, ku nuk di ku të fusësh kokën, e ku dita të duket e gjatë, e pa mbarim!

Nëse, nuk do që të tilla ditë të përsëriten shpesh, aq sa t'jua bëjnë të mërzitshëm qëndrimin në punë, ka diçka që shkenca provon se ju ndihmon bindshëm në lumturinë tuaj në punë. Diçka që mund të bëni për të rritur ndjeshmërinë në zyrë? Mos hani kurrë drekë përpara kompjuterit tuaj!

Ndoshta, ne jemi të parët që e pranojmë fajësinë e kësaj! Të ngrënit e vaktit përpara kompjuterit, që ndërkohë punon e shijon një menu të shijshme, mund të tingëllojë produktive në disa aspekte. Njëherësh, ti përmbush angazhimin tënd në punë, ndërsa kënaq edhe shqisën e të shijuarit. Por, nëse e bëni shpesh këtë, ju themi se nuk po bëni asgjë të mirë dhe të dobishme për shëndeti tuaj mendor.

Kjo, sipas hulumtimit të fundit të kryer nga Universiteti i Sussex që zbuloi se punonjësit që largohen nga zyra për të ngrënë drekën janë më pozitive dhe ndjehen më mirë në përditshmërinë e tyre, se sa ata të tjerët që e konsumojnë vaktin në tavolinën e punës. Këta të fundit, me shumë gjasë janë më të pakënaqurit!

Ndaj, tani që e mësuat edhe ju arsyen e vërtetë të lumturisë në punë, mos e bëni më këtë veprim!