ZYRTARE: Prishet marrëveshja, tjetër lojtar largohet nga Kukësi

Pa u mbyllur viti 2018, Kukësi zyrtarizon largimin e dytë brenda 24 orëve.

Klubi verilindor ka konfirmuar në faqen zyrtare prishjen e marrëveshjes me Vangjel Zguron, duke e falënderuar pogradecarin për kontributin e dhënë.

“Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Vangjel Zguron.

Pogradecari ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin.

Mëngjerashi, i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës, regjistroi 16 aktivizime në të gjitha kompeticionet.

Klubi falenderon Vangjel Zguron për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë!”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit verilindor.

Gjatë ditëve në vijim mund të ketë të tjera largime, sigurisht të futbollistëve që nuk kanë patur minuta në dispozicion apo që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e stafit teknik.

Vangjel Zguro është aktivizuar në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet.