Enedën, Besin dhe Salsanon i paska ndjekur policia nga pas, mundohen të dalin nga situata, por...

Aktori i humorit Bes Kallaku ditën e djeshme në emisonin ‘Be Caffe; tregoi një ngjarje që i kishte ndodhur me dy miqtë e tij Salsano dhe Eneda Tarifën.

Teksa tre kolegët po ktheheshin nga Ferizaj i Kosovës për në Shqipëri, i ka ndaluar policia.

Në timon ishte Salsano dhe po ecte me shpejtësi aq të madhe, saqë nuk e pa makinën e policisë që po i ndiqte nga pas.

Ndërkohë që efektivët i ndaluan, Salsano rrezikoi t’i hiqej patenta dhe Besi, si për ta ç’tensionuar situatën shpiku një nga ato historitë e tij, për policinë.

“Të lutem se jemi artistë, jemi me urgjencë se Eneda e ka djalin sëmurë dhe duhet të ikim”.

Por efektivi e njihte mjaft mirë këngëtaren dhe i është përgjigjur: 

“Që po më gënjen se është sëmurë e di por po më gënjen që e ka dhe çun se unë e di që ka çikë”.