Sherri në ‘Babastars’/Veprimi i fundit i Agon Amigës i hedh më shumë benzinë zjarrit

Getoar Selimi dhe Agon Sulejmani ose i njohur si Agon Amiga, kanë qenë ndër të parët që kanë krijuar grupin ‘Tingulli Trent’.

Më pas së bashku me disa reperë të tjerë, Majk, Onat, Skivi dhe Cozman ata krijuar grupin ‘Babastars’.

Mirëpo prej kohësh përflitet për një sherr mes anëtarëve të Babastars dhe shkak për këtë ishte kënga e Agon Amiga  “Oh bir”, që u mendua si një lloj thumbimi për reperin tjetër Getoar Selimi.

Gjithashtu u fol se thashethemi i ndarjes së grupit nuk ishte i vërtetë, pasi këngën e fundit të Agon Amigës, reperi Getoar Selimi  në formë mbështetje e ka publikuar atë në profilin e tij të ‘Instagramit’.

Por gjërat siç duken nuk janë ashtu, në një investigiim në Instagram pamë që Agon Amiga nuk ndjek më as Getoarin as dhe reperin tjetër Majk.

Ky veprim  tregon se midis grupit gjërat nuk po ecin mirë.