Dështoi keq me Interin, De Boer merr drejtimin e këtij klubi

Për Frank De Boer ka ardhur koha të rikthehet në stol pas aventurave jo shumë pozitive me Interin dhe Crystal Palace

48-vjeçar është emëruar në krye të Atlanta United në Major League Soccer, duke u bërë trajneri i dytë në historinë e klubit të ri amerikan dhe zë vendin e Tata Martinos.

Ky i fundit shpalli ekipin kampion në sezonin e kaluar dhe objektivi për De Boer është po i njëjti, të mbajë Atlanta United në krye të Major League Soccer.