VIDEO/ Takimi i FRPD, Berisha, mesazh Ramës: Po preke studentët do mjerohesh

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha deklaroi mbështetje të plotë për protestën e studentëve, dhe lëshoi akuza të forta ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Këto deklarime, z. Berisha i bëri në fjalën e mbajtur në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbeshtetjen e fondacionit Konrad Adenauer

Më tej ish-kryeministri u ndal tek qeverisja e Edi Ramës, të cilën e quajti në greqisht si “Kakistoraci”, që sipas Berishës do të thotë më i keqi ndër të këqijtë. Sipas tij, sistemi  që duan të ngrenë studentët është i duhuri për vendit dhe Shqipëria tha ai, nuk mund të bëhet zonjë e Europës përmes drogës dhe krimit.

Iu bëj thirrje çdo qytetari, të rinjve dhe të rejave, prindërve që të bashkohem me studentët. Flamuri i tyre duhet të fitojë, e drejta e tyre duhet të fitojë. Sistemi i tyre që duan të fitojnë, është sistemi  i duhur. Shqipëria nuk bëhet zonjë e Europës me krim dhe drogë”, tha mes tjerash Berisha.

Ja postimi i ish-Kryeministrit dhe fjalimi i tij i plotë

 “Flamuri i studentëve është flamur i shpresës, flamur i të drejtës!" Një paralajmërim për Ramën: "Një qime floku po u preke studentëve do mjerohesh!”

- Fjala e mbajtur në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbeshtetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe PD, me pjesëmarrjen e 120 studentëve nga i gjithë vendi, të anëtarit të Bundestagut, deputetit gjerman të CDU-së Andreas Lammel si dhe të zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të PPE, Christian Kremmer. Sb