Nuk ka më dilema, në janar Interi nxjerr në shitje këtë lojtar të madh!

Interit i sos durimi dhe në janar do të shesë Radja Nainggolan.

Ditën e djeshme Interi përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se Radja Nainggolan është pezulluar nga çdo aktivitet futbollistik për arsye disiplinore, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Interi do të tentojë shitjen e Nainggolanit në merkaton e janarit, ndërsa për të interesim ka shfaqur klubi kinez, Guangzhou Evergrande.

30-vjeçari u transferuar bujshëm nga Roma për 38 milionë euro plus lojtari i ri Nicolo Zaniolon, por belgu nuk ka arritur të përshtatet në skuadrën e Luciano Spallettit.