Pyetet për Man.United? Pochettino jep këtë përgjigje zyrtare

Mauricio Pochettino insiston se Tottenhami ka nevojë të fokusohet tek suksesi pavarësisht zërave që e lidhnin argjentinasin me Manchester Unitedin.

Trajneri i Spurs ka qenë i lidhur me një kalim në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm pasi Jose Mourinho u shkarkua nga United.

“Shumë spekulime ka pasur. Ne duhet të jemi të fokusuar dhe ta bëjmë më të mirën nga vetja për të qenë të suksesshëm”, tha Pochettino.

Spekulimet do të vazhdojnë deri në fund të këtij sezoni, pasi Ole Gunnar Solskjaer është emëruar përkohësisht në krye të United.