Turqia në gadishmëri: Pas evakuimit nga Alepo, të plagosurit mund të vinë në spitalet turke

Qëllimi kryesor pas evakuimin nga  Alepo është dërgimi i të plagosurve dhe te sëmurëve në spital, qoftë në Siri dhe Turqi, kështu ka thënë sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Huseyin Muftugolu.

Ai ka thënë në një konferencë për mediat se të evakuuarit duhet të vendosen shpejt nëpër kampe dhe se procesi për vendosjen e kampeve turke në Siri është duke vazhduar.

Ai, po ashtu ka thënë se presidenti sirian, Bashar Assad, është përgjegjës për vrasjen e 1.000 civilëve në dy javët e fundit.

Një ditë pasi armëpushimi u prish, duke përlotur një botë të tërë nga thirrjet e viktimave për ndihmnë, shpresat për evakuim në Alepo, nuk kanë vdekur ende.

Pas deklaratave të rebelëve dhe burimeve pro-qeveritare po shpresohet evakuimi i pjesëve të mbajtura nga rebelët e Alepos , i  cili pritet të fillojnë së shpejti,

Luftëtarët rebelë dhe civilët në qytetin sirian, priteshin të evakuoheshin mëngjesin e  të mërkurës, por armëpushimi u prish, shkruan “BBC”.

Burimet rebele tha se një armëpushim i ri ishte vënë në fuqi rreth orës 3 dhe evakuimet do të mbahen rreth mëngjesit të sotëm.

Burime nga ushtria siriane dhe media pro-qeveritare ruse thanë se përgatitjet janë në proces, shkruan nga ana tjeter "RT"./SYRI.net/