", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Karius e mbyll vitin me gafa, shikoni çfarë golash qesharak pëson

Loris Karius është sërish në qendër të vëmendjes.

Sezoni i Besiktasit përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, humbja 4-1 nga Kasimpasa ishte pasqyra reale e gjendjes së skuadrës në gjysmën e parë të sezonit në Super Ligën e Turqisë.

“Shqiponjat e Zeza” këtë sezon kishin vëmendjen më të madhe të mediave ndërkombëtare pasi gjatë verës transferuan portierin e Liverpoolit, Loris Karius.

Gjermani iu bashkua klubit turk pas gabimeve të shumëpërfolura në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Kështu gjithë sytë e botës së futbollit ishin prapë nga 25-vjeçari dhe çdo gabim i tij bëhej i shumëpërfolur, me këtë rast presioni tek ai vetëm sa vazhdoi të shtohet edhe në Turqi.

Në ndeshjen e fundit për vitin 2018 skuadra e tij humbi 4-1 nga Kasimpasa, fillimisht Karius pësoi një gol fantastik nga shqiptari, Loret Sadiku, pastaj në minutat shtesë të pjesës së parë ai bëri një dalje jo të menduar mirë dhe pastaj reflekset e tij ishin dëshpëruese.

Edhe goli i katërt ishte vërtet qesharak duke mos bërë as pritjen më minimale të mundshme.

Pas kësaj humbje Besiktasi renditet i gjashti në ligë me 26 pikë.