VIDEO/ E tmerrshme, bore-pastruesja ndan përgjysëm trupin e gruas 43-vjeçare

Një grua është vrarë në vend, pasi një makinë për heqjen e borës doli jashtë kontrollit dhe e ndau atë përgjysmë.

E gjithë ngjarja e tmerrshme ndodhi në Rusi dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur makina e dalë jashtë kontrollit niset edhe në drejtim të këmbësorëve të tjerë të cilët po prisnin autobusin pranë një kabine.

Disa njerëz panë makinën për heqjen e borës duke ardhur në drejtim të tyre dhe filluan të iknin.

Por një 43-vjeçare u godit nga makina e borës, me raporte që thonë se ajo u mbyt dhe u nda përgjysmë nga makina, e cila u përplas në një garazh afër një qendre tregtare.