Ja bonusi që përfiton Solskjaer nëse kualifikon Man.United në Champions

Ole Gunanr Solskjaer e ka nisur me këmbën e mbarë tek Manchester United që në fundjavë shkatërroi me rezultatin 5-1 skuadrën e Cardiffit.

“Djajtë e Kuq” momentalisht ndodhen 8 pikë jashtë zonës Champions dhe në rast dështimi skuadra e njohur britanike humb më shumë se 40 milionë sterlina nga mungesa në këtë kompeticion të madh, shkruan “Mirror”, raporton SYRI.net.

Sipas mediave britanike Solskjaer përfiton një bonos me vlerë 2 milionë sterlina nëse arrin të kualifikojë Manchester United sezonin e ardhshëm në Champions League.

Në rast dështimi e pret shkarkimi ashtu siç ndodhi me Luis Van Gaal-in.