Rama mbledhje të jashtëzakonshme me kryesinë, ja çfarë pritet të ndodhë

Edi Rama mbledh sot Kryesinë e Partisë Socialiste, një mbledhje kjo jashtë radhe ndryshe nga sa është vepruar më parë.

Bilanci politik por edhe ai qeverisës mësohet se janë në axhendën e kësaj mbledhje.

Ndërsa pas katër ditësh, 28 dhjetor, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar.

Vendimet që do marrë Kryesia sot do të diskutohen në Asamblenë e PS-së. Mbledhja e fundit e Asamblesë së PS u zhvillua në 7 shtator me fokus zgjedhjet e ardhshme lokale.

Këto mbledhje vijnë pak ditë pasi debateve te deshtuara te Edi Rames me studentet dhe një valë protestash lokale nëpër disa qytete të vendit.