Zyrtare/ Kukësi njofton largimin e sulmuesit kroat

Konfirmohet largimi i parë nga Kukësi. Ekipi verilindor nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka lajmëruar përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin kroat, Dino Spehar.

“Kroati, i cili iu bashkua skuadrës nënkampione të Shqipërisë gjatë merkatos së verës, është aktivizuar në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke arritur të shënojë 4 gola.

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kastriotit, Spehar është përshëndetur me grupin dhe ka falënderuar klubin, trajnerin si dhe bashkëlojtarët për eksperiencën në Superiore”, shkruhet në postimin e klubit.

“Kukësi falënderon 24-vjeçarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë”, përfundon njoftimi i klubit kuksian.