VIDEO/ Tifozët sulmojnë portierin e Ajaksit

Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur ditën e sotme, gjatë ndeshjes mes Utrehtit dhe Ajaksit, takim i vlefshëm për javën e 17-të të Eredivises në Holandë.

Takimi u ndërpre për disa minuta, pasi ishin tifozët vendas, të pozicionuar në tribunën pas portës së portierit Andre Onana të Ajaksit, që filluan të hedhin sende në drejtim të tij.

Nga tribuna nisi të vërshonte një “shi” me gota, shishe por edhe kapsolla, që shpërthyen në këmbët e portierit të Ajaksit, duke detyruar kështu edhe ndërprerjen për disa sekonda të lojës.

Në fund, Ajaksi e fitoi ndeshjen me shifrat 1-3, edhe si një “shpërblim” për portierin e vet, Andre Onana.